“Ibrahimovici është në nivelin e Messit dhe Ronaldos”

18:46 | 18 April 2020

Ibrahimovic po vazhdon të vlerësohet lart nga ekspertët e futbollit.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, beson se Zlatan Ibrahimovic është në të njëjtin nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, përderisa ka shtuar se Mario Balotelli mund të kthehet në ekipin kombëtar nëse mendon vetëm për futboll.

Italiani Roberto Mancini foli për Sport Mediset lidhur me lojtarët me të cilët ka punuar gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner dhe pati më së shumti lëvdata për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, transmeton Gazeta Express.

“Zlatan do të mbahet mend si njëri ndër sulmuesit më të mirë të të gjitha kohëve. Unë e vendos atë në të njëjtin nivel me Messin dhe Cristiano Ronaldon. Ai ka fituar tituj të ligave kudo që ka shkuar dhe ka shënuar shumë gola”, ka thënë Mancini.

“Ai e ka bërë këtë gjë edhe këtë sezon me Milanin, por nuk e di se çfarë plane ka ai për të ardhmen e karrierës së tij”.

Mancini e kishte një përvojë shumë më ndryshe si trajner i Balotellit, i cili as te skuadra e Brescias nuk ka arritur ta dëshmojë plotësisht talentin e tij. Megjithatë, Mancini s’e përjashton mundësinë ta ftojë atë në ekipin kombëtar të Italisë.

“Nëse ai mendon vetëm për futboll dhe bën gjithçka që duhet të bëjë, atëherë i ka dyert e hapura, si lojtarët e tjerë. Mauro e ka cilësinë e nevojshme, gjithçka varet nga ai”.

Komento: