Ibrahimoviçit i vije keq për këtë lojtar të Milanit!

09:22 | 04 Qershor 2021

Zlatan Ibrahimovic: Më vjen keq për Donnarumman, mund të bëhej si Maldini në Milan.

Zlatan Ibrahimovic ka shprehur keqardhje për largimin e Gianluigi Donnarummas.

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka shprehur keqardhje për largimin e portierit, Gianluigi Donnarumma nga “Rossonerët”.

Ibra duke folur në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, foli për Donnarumman.

“Më vjen shumë keq, është rritur si një “Rossoner” dhe mund të ishte portier titullar për 20 vite, ndoshta jo 20 sepse ai nuk është si unë (fillon të qeshë)”, tha ai.

“Është më i miri në botë, do të mund të bëhej sikur Maldini”, tha Ibrahimovic.

“Nuk e di se ku do të shkojë, por e di që për të kërcyer tango duhet të jeni në dyshe, atë do të doja t’ia thoja që të rrijë në Milan në fund të fundit”, përfundoi Zlatan Ibrahiomovic.

Komento: