Ibrahimoviq zbulon përfundimisht a do të qëndroj në Milan

23:15 | 07 Mars 2021

Ibrahimovic thotë se do të qëndroj në Milan, nëse dëshiron Maldini.

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se është i hapur për të qëndruar në Milan për edhe një sezon tjetër, nëse kjo do të ishte dëshira e drejtorit sportiv të kuqezinjve, Paolo Maldini.

Ibrahimovic iu ribashkua Milanit në janar të vitit të kaluar në një marrëveshje gjashtëmujore, por e vazhdoi atë deri në fund të këtij sezoni, raporton Gazeta Express.

Atij i mbaron marrëveshja në qershor dhe ende nuk ka treguar se cili do të jetë vendimi i tij përfundimtar.

39-vjeçari është i lënduar, prandaj edhe mungoi në fitoren e Milanit 2:0 ndaj Hellas Veronas të dielën në mesditë.

“Unë jam Zlatani, unë ndiej përgjegjësi dhe ndihem si lider. Vetëm ky ekip më bën të ndihem i ngazëllyer. Dua t’i mësoj ata, dua të jem udhërrëfyesi i tyre”, tha Ibrahimovic.

I pyetur nëse do të qëndrojë në Milan edhe sezonin e ardhshëm, Ibra tha: “Nuk e di, ta shohim. Nëse Paolo dëshiron, e bëj”.

“Ky sezon është ende i gjatë, sepse kanë mbetur edhe shumë ndeshje të tjera. Ne gjithmonë luajmë për të fituar”, shtoi ai.

Komento: