E ardhmja e Mauro Icardit vazhdon të jetë shumë e komentuar në botën e futbollit.
Sulmuesi argjentinas është i huazuar te PSG në Francë, por duket se nuk e ka ndërmend të qëndrojë në Ligue 1, duke u kthyer fillimisht tek Inter, skuadër e cila ka kartonin e tij.
Qëndrimi tek Inter do të jetë i shkurtër, pasi lojtari nuk është pjesë e planeve të skuadrës nga ‘San Siro’.
Mundo Deportivo raporton se Real Madrid ka rikthyer sërish interesimin për Icardin, përcjell lajmi.
Dështimi i Luka Joviç dhe mosha e Karim Benzemas, bën që Florentino Perez të shikojë ka argjentinasi.
Përveç Real Madridit, si alternativa të ardhshme të Icardit janë edhe Juventus me Napolin.