Icardi befason me deklaratën e tij për Interin

22:23 | 15 Dhjetor 2018

Icardi sot ka dhënë një deklaratë befasuese.

Fitorja minimale kundër Udinese, për Mauro Icardin ishte një sinjal nga Interi.

Ishte pikërisht sulmuesi që i dhuroi fitoren skuadrës së tij, me panenkan e realizuar nga pika e bardhë.

“Duhej të dërgonim një sinjal pas së martës, pasi ishim të dëshpëruar nga ajo që ndodhi” ka thënë argjentinasi pas ndeshjes për “Sky Sport Italia”.

“Ne e dinim se ishim akoma në Serie A dhe mund t’i kapim skuadrat që janë para nesh” ka thënë tutje sulmuesi.

“Mund ta harrojmë Ligën e Kampionëve duke fituar ndeshjet e radhës dhe ta përfundojmë 2018-ën në formën e duhur” ka përfunduar kapiteni i Inter.

Kujtojmë se Inter është eliminuar nga Liga e Kampionëve, duke mbetur pas Tottenham vetëm si pasojë e gol diferencës më të dobët.

Komento: