Icardi bën një veprim mjaft të ҫuditshëm sot

18:47 | 04 Mars 2019

Mauro Icardi ka bërë një veprim mjaftë interesant sot.

Ai ka bërë ‘like” postimit të Joao Cancelos në Instagram duke festuar fitoren e Juventusit 2-1 ndaj Napolit.

Mauro Icardi i ka ditët e numëruara te Interi.

Ish-kapiteni, të cilit iu mor shiriti dhe që nga atëherë nuk është paraqitur për Interin, dëshiron të largohet pikërisht për këtë veprim që bëri klubi italian.

Së fundmi, sulmuesi argjentinas ka nxitur spekulimet duke ia bërë liken ë Instagram postimit të mbrojtësit të Juventusit, Joao Cancelo.

“Të vetëm mund të bëni shumë gjëra, por të bashkuar mund të bëni gjithçka. Fitore e madhe, urime të gjithëve”, shkroi Cancelo në Instagram teksa postoi foto duke festuar fitoren ndaj Napolit të dielën dhe duket se i ka pëlqyer edhe Icardit, që ka kohë që lidhet me një kalim të mundshëm te Juve.

Komento: