Icardi e bën për ‘pesë parë’ Interin, vendos për të ardhmen

10:03 | 15 Korrik 2019

Maoro Icardi do vetëm kalimin te Juventusi.

Tashmë është bërë e ditur se Mauro Icardi e dëshiron largimin nga Interi në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi argjentinas kishte probleme me udhëheqësinë e klubit italian qysh në fillim të këtij vitit, e që më vonë pasoi edhe marrja e shiritit të kapitenit.

Kështu, 26-vjeçari refuzoi të luante për një muaj, ndërsa tani është rikthyer në Itali, pasi Antonio Conte nuk e mori me vete në turneun që do të zhvillohet në Azi para fillimit të sezonit të ri.

Calciomercato raporton se Icardi është duke e kërkuar kalimin te Juventusi, edhe pse po kërkohet nga një numër i madh i skuadrave evropiane.

Zonja e Vjetër thuhet se është e gatshme që ta bëjë lëvizjen e parë për transferimin e sulmuesit argjentinas, ndërsa Interi kërkon më shumë se 100 milionë euro.

Por, kampioni i Serie A ka bërë të ditur se nuk do të ofrojë më shumë se 40 milionë euro për shërbimet e sulmuesit, ndërsa do të duhet ta largojë Gonzalo Higuainin.

Komento: