Icardi e do qëndrimin tek Interi, agjentja e tij jep detaje

18:46 | 29 April 2019

Duket se Icardi e do ende qëndrimin në skuadrën e Interit.

Agjentja dhe gruaja e Mauro Icardi ka dhënë disa detaje rreth situatës aktuale në raportin Icardi – Inter.

Ëanda Nara ka insistuar se burri/klienti i tij dëshiron qëndrimin tek skuadra e Inter, përkundër gjërave që kanë ndodhur së fundmi.

Sipas fjalëve të saj, ai do të ishte i gatshëm të rrinte me skuadrën edhe për 150 vitet e ardhshme.

“Mauro dëshiron të qëndrojë, është zgjedhja e tij” ka thënë Nara për ‘Tiki Taka’.

“Nëse Spalletti qëndron tek Inter për 100 vitet e ardhshme, ndoshta Mauro do të qëndrojë për 150 vite. Kjo është mënyra si përgjigjet ai kur unë e pyes” ka thënë tutje ajo.

Icardi kishte lënë skuadrën për rreth gjashtë javë duke thënë se ishte i lënduar, por që bindja ekziston se ajo nuk ishte arsyeja reale.

Pas këtyre ngjarjeve, tifozët e Inter nuk e duan më argjentinasin në skuadër, duke kërkuar largimin e tij me çdo kusht.

Kujtojmë se Spalletti kishte vendosur t’ia merrte edhe shiritin e kapitenit, për t’ia pasuar portierit Handanovic.

Komento: