Icardi i ka befasuar të gjithë me numrin e fanellës të PSG

08:13 | 03 Shtator 2019

Mauro Icardi është larguar nga skuadra e Inter, për të vazhduar një aventurë të re me skuadrën e Paris Saint Germain.

Marrëveshja mes Icardi dhe PSG është arritur vetëm një orë para përfundimit të merkatos.

Lojtari do të kalojë tek PSG në formë huazimi për një sezon, me mundësi blerjeje në fund.

PSG do t’i paguajë Interit 5 milionë euro për huazimin, kurse lojtari do të përfitojë pagë prej 7 milionë eurove, plus bonuse.

Icardi tani ka bërë edhe fotot e para si lojtar i PSG-së.

Ai ka befasuar të gjithë me numrin e fanellës që do ta bartë të kampioni i Francës. Ai do ta mbaj numrin 18 të PSG. /ORAinfo/

Komento: