Icardi ia bën “terr” Interit, e do vetëm këtë skuadër

23:59 | 13 Gusht 2019

Inter me kënaqësi do ta shiste Mauro Icardi te Roma për 45 milion € plus Edin Dzeko, është raportuar, por Mauro Icardi e do Juventusin.

Sulmuesi vazhdon luftën e tij të ftohtë me klubin, pasi ai ishte kapiteni në shkurt, por tani është një i dëbuar i detyruar të stërvitet veçmas, përcjell ORAinfo.

Sipas Sportitalia, Nerazzurri kanë rënë dakord për një marrëveshje themelore me Romën për të dorëzuar Icardi në këmbim të 40-50 milion € plus Dzeko.

Sidoqoftë, Argjentinasi nuk ka ndërmend të pranojë transferimin, apo një transferim te Napoli, sepse ai e ka zemrën të vendosur te Juventus./ORAinfo/

Komento: