Mauro Icardi ende nuk po stërvitet me Interin
Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, “Icardi ka informuar stafin mjekësor të Interit dhe trajnerin, Luciano Spalletti, mungesën e vullnetit për t’u stërvitur të hënën”.
Sulmuesi nuk ka luajtur që kur i është marrë shiriti i kapitenit, me 13 shkurt, me pretendimin se ka probleme me gju.
Ai vazhdimisht stërvitej i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, por pritet të përfundojë gjithçka të martën, pasi “Sky Sport Italia” raporton për një takim të mundshëm mes lojtari e Spallettit sy me sy për të zgjidhur çdo problem.
Sido që të jetë, raportohet se tashmë nuk do të diskutohet për rinovim të kontratës, pasi “26-vjeçari nuk po e kapërdinë atë që i bëri klubi dhe gjatë verës do të kërkojë klub të ri”.
Icardi duket se tani do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës të Interit në Europa League, të enjten kundër Eintracht Frankfurtit.