Nuk ka zgjidhje të krizës, Mauro Icardi i vendos tri kushte Interit për t’u kthyer.
Icardi s’do të jetë pjesë e Interit as në ndeshjen e së dielës kundër SPAL-it.
Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, i përfaqësuar nga avokati, Paolo Nicoletti, janë takuar të premten me administrator e deleguar të Interit, Bepe Marotta, për të gjetur një zgjidhje të krizës së marrëdhënies së lojtarit me klubin, raporton Gazeta Express.
Sipas mediave italiane, takime mes tyre ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes, por nuk ka “prodhuar” rezultat pozitiv.
Kështu, 26-vjecari nuk do të kthehet në skuadër kundër SPAL-it këtë fundjavë dhe shanset janë që të mos jetë edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Frankfurtit në Europa League të enjten, që do të jetë takim i rëndësishëm, pas barazimit 0-0 në Gjermani.
Sipas mediave italiane, Icardi kërkon shpjegime; për shiritin e kapitenit që iu hoq, si dhe një ndjesë publike ndaj tij, pritjen që do i rezervojnë shokët e skuadrës dhe marrëdhënia me trajnerin Spalletti.
Mësohet se takimi i radhës mes palëve është programuar ditën e hënë.
26-vjeçari ka bërë 28 paraqitje për Interin këtë edicion dhe ka shënuar 15 gola.