Mauro Icardi është i gatshëm të largohet nga Interi
Mauro Icardi ka vendosur për të ardhmen e tij.
Sulmuesi argjentinas, që nuk po gjen paqe me drejtuesit e klubit të Interit, ka vendosur të largohet gjatë verës.
Së fundi, Icardit iu mor edhe shiriti i kapiteni, pas problemeve me vazhdimin e kontratës, transmeton KTV.
Interesim për argjentinasin ka shprehur Real Madridi.
26-vjeçari ka kontratë me “ziekaltrit” deri në vitin 2021.