Icardi jashtë skuadrës në ndeshjen e ardhshme, reagimi i tij shokon të gjithë

20:41 | 28 Shkurt 2019

Icardi është lënë përsëri jashtë listës së skuadrës për ndeshjen e ardhshme.

Situata mes Mauro Icardit dhe skuadrës së Inter nuk po shkon në rrugën më të mirë të mundshme.

Argjentinasi i Inter, Icardi, është lënë përsëri jashtë listës së skuadrës për ndeshjen e ardhshme.

Kur po flitet shumë për të ardhmen e tij, dhe situata është shumë e nxehtë, kjo gjë vetëm po ndikon për keq në raportet lojtar-skuadër.

Këtë e ka ‘konfirmuar’ edhe vet lojtari, i cili ka reaguar për ngjarjet e fundit, me një postim në rrjetin social ‘Instagram’.

“Nuk e di nëse ka respekt dhe dashuri nga Inter drejt meje, nga disa njerëz që po marrin vendimet aktualisht” ka shkruar Icardi, transmeton lajmi.net.

Lojtari dhe skuadra nuk kanë arritur akoma marrëveshje për rinovimin e kontratës, dhe një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh, nisur nga ngjarjet e fundit.

Komento: