Icardi-Juventus, vjen lajmi “bombë” nga Italia

17:43 | 15 Qershor 2019

Mauro Icardi në Juventus: ëndrra e Bianconerëve është ende e mundur, siç raportohet nga edicioni i sotëm i Gazzetta Dello Sport.

Në fakt, gjithçka varet nga gatishmëria e Interit për të zgjidhur problemet me Icardi. Që tani, duket sikur nuk do të ketë përmirësime, që do të thotë një largim ka shumë gjasa të ndodh për sulmuesin, përcjell ORAinfo.

Juventusi po përgatit një ofertë për lojtarin. Lojtarët që mund të arrijnë marrëveshjen komplekse janë Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado, pasi këto dy janë vlerësuar shumë nga menaxheri i ri i Interit, Antonio Conte./ORAinfo/

Komento: