E ardhmja e Mauro Icardi në Inter mbetet e pasigurtë.
Pavarësisht nga deklaratat e fundit të gruas së tij dhe agjentin Wanda Nara, sulmuesi argjentinas duket i destinuar të largohet nga klubi në tregun e transferimeve të verës dhe ka tre destinacione të mundshme, përcjell ORAinfo.
Atletico Madrid dhe PSG tashmë kanë treguar interesin e tyre, duke marrë parasysh ofrimin e një oferte në afërsi të 70 milionë eurove, por destinacionet nuk vlerësohen nga ish-kapiteni i Interit.
Sipas Gazzetta dello Sport, në fakt, dëshira e tij është të qëndrojë në Itali dhe Juventusi duket të jetë në pozitë favorite për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm./ORAinfo/