Icardi edhe më afër kalimit te gjiganti turk, zyrtarizimi pritet të bëhet këtë javë
Mauro Icardi karrierën do ta vazhdojë në Turqi.
Sulmuesi argjentinas raportohet se është gjithnjë e më afër kalimit te klubi nga elita e futbollit turk, Galatasaray, transmeton Express.
Afati kalimtar i verës në Turqi do të mbyllet më 8 shtator dhe marrëveshja synohet që të kompletohet para kësaj date.
“Fanatik” ka raportuar se Icardi do të udhëtojë drejt Stambollit të mërkurën mbrëma për të nënshkruar zyrtarisht me Galatasarayn.
29-vjeçari thuhet se do të luajë si i huazuar te gjiganti turk për sezonin 2022/23, teksa në marrëveshje nuk pritet që të përfshihet opsioni i blerjes.
Më herët është raportuar se pjesa më e madhe e pagës së Icardit do të paguhet nga Paris Saint-Germaini. Ai fiton 8 milionë e 200 mijë euro në vit (përfshirë bonuset).
Galatasaray thuhet se do t’i paguajë vetëm 3 milionë e 500 mijë euro, kurse pjesa tjetër i takon kampionëve të Francës.