
Atletico duket se është i interesuar për Icardin.
Sulmuesi argjentinas i Interit është bërë objektiv i klubeve më të mëdha evropiane.
Mauro Icardi mund të largohet këtë javë nga Interi.
Afati kalimtar në ligat e forta evropiane do të mbyllet më 2 shtator, prandaj sulmuesi argjentinas nuk ka shumë kohë.
Interesim për të deri tash kanë shfaqur Juventusi, Napoli, Roma dhe Monaco.
Mirëpo, së fundmi, në garë për ish-futbollistin e Sampdorias është futur edhe Atletico Madridi, njofton Gianluca di Marzio.
Napoli duket ekipi më i interesuar për lojtarin, por sulmuesi problematik e preferon më shumë Juventusin.
Sidoqoftë, futja në garë e Atleticos mund ta bindë Icardin që karrierën ta vazhdojë në La Liga.