Oferta e Interit për kontratën prej 7 milionë eurosh për Mauro Icardi do të refuzohet pasi pasiguria rritet për të ardhmen e tij.
Agjenti i sulmuesit dhe bashkëshortja Wanda Nara do të refuzojnë zyrtarisht propozimin, sipas Tuttosport përcjell ORAinfo.
Marrëveshja e Icardi skadon në vitin 2020 dhe raportet e fundit pohojnë se ai është duke kërkuar të qëndrojë në Itali, me një lëvizje për Juventusin që po rritet gjithnjë e më shumë./ORAinfo/