Mauro Icardi nënshkruan sot për PSG-në.
Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, pritet të bëhet lojtar i Paris Saint-Germainit nga sot, duke nënshkruar kontratë me parisienët pas arritjes së marrëveshjes për transferimin e tij për 58 milionë euro.
Icardi do ta vendosë nënshkrimin në kontratën me PSG-në mëngjesin e sotëm, pasi detajet e saj u zgjodhëm të shtunën mbrëma.
Sipas Sky Sport Italia, kampioni francez do t’ia paguajë Interit 50 milionë euro menjëherë, plus tetë milionë bonuse, gjysma e të cilave janë lehtë të arritshme, transmeton express.
Marrëveshja mes klubeve thekson po ashtu, se PSG-ja i detyrohet Interit edhe 15 milionë euro të tjera nëse e shet Icardin te ndonjë klub italian në 12 muajt e ardhshëm.
Kjo për shkak se Juventusi dhe Napoli e kanë shfaqur haptazi interesimin për sulmuesin 26-vjeçar.