Icardi po rikthehet në Serie A, ky ekip po nënshkruan me argjentinasin

20:50 | 15 Dhjetor 2021

Juventusi është në kërkim të një qendërsulmuesi.

“Tutto Sporti” shkruan se “Zonja e Vjetër” është e gatshme ta huazojë Mario Icardin e PSG-së, me mundësi të blerjes në fund të sezonit.

Raportohet se edhe Icardi është i gatshëm të largohet, pasi dëshiron të luajë në një skuadër ku është sulmuesi kryesor.

Argjentinasit ka pasur edhe probleme familjare. Më herët, Icardi ka qenë pjesë e Interit dhe Sampdorias në Itali.

Komento: