Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi është afër bashkimit me gjigantët turk Galatasaray, raporton Fanatik.
Argjentinasi nuk është paraqitur ende në asnjë ndeshje për PSG-në këtë sezon dhe gjithashtu u la jashtë skuadrës së klubit për Ligën e Kampionëve që do të luajë kundër Juventusit këtë javë, përcjell ORAinfo.
Ndërsa dritarja e transferimeve u mbyll në pjesë të tjera të Evropës më 1 shtator, ajo është ende e hapur në Turqi që do të thotë se lojtari nuk do të ketë asnjë problem të kalojë te Galatasaray./ORAinfo/