Icardi në Serie A, te rivalët e Interit?
Wanda Nara ka thënë se Mauro Icardi do të zgjedhë se ku dëshiron të luajë në sezonin e ardhshëm, dhe nuk janë të sigurt nëse do të kthehen në Milano apo Paris.
Icardi aktualisht është i huazuar nga Inter te PSG, me mundësi blerje në fund të sezonit.
Agjentja e argjentinasit, duke folur për të ardhmen e tij, nuk ka përjashtuar mundësinë e transferimit te Juventus në Serie A.
“A do të shkojë Mauro te Juventus? Unë vërtet nuk e di. Nuk e di nëse vitin e ardhshëm do të kthehemi në Milano apo Paris”, ka deklaruar Nara, përcjell lajmi net.
“Në futboll kurrë nuk i dihet”.