PSG e ka pranuar ofertën, Mauro Icardi te gjiganti italian për 9 milionë euro.
Lajm i bujshëm nga Turqia, Mauro Icardi rikthehet në Serie A.
Sulmuesi i PSG, i huazuar te Galatasaray e ka gjetur formën e duhur në Stamboll duke realizuar 23 gola dhe 8 asistime në 26 ndeshje të luajtura.
Icardi u shpall kampion i Turqisë me Galatasaray, por nuk do të qëndrojë shumë gjatë në Stamboll, pasiqë sipas raportimeve të fundit gjiganti italian synon transferimin e argjentinasit.
Sipas gazetarit të njohur turk Ekrem Nour, Juventus synon transferimin e Icardit dhe Biankonerët i kanë ofruar PSG-së 9 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit.
Icardit i skadon kontrata me PSG në vitin 2024 dhe Parisienët e kanë pranuar ofertën e Juventusit.
Juventus e ka piketuar Icardin si zëvendësuesin ideal të Dusan Vlahovic, i cili është pranë largimit nga Zonja e Vjetër.