
Real Madrid do t’i paguajë 110 milionë euro për transferimin e Icardit
Mauro Icardi është shumë afër të bëhet lojtar i Real Madridit.
Mauro Icardi i ka bërë me dije Interit se dëshiron të largohet në drejtim të Real Madridit.
Pasi ia hoqën shiritin e kapitenit dhe ia morën penalltitë, sulmuesi argjentinas dëshiron të transferohet në verë te skuadra spanjolle, përcjell lajmi nga Don Balon.
Real Madrid do t’i paguajë 110 milionë euro për transferimin e Icardit nga Interi.
Argjentinasi do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare, me një pagë rreth 18 milionësh në sezon.