Icardi- Real Madrid, vjen lajmi i fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Icardi- Real Madrid, vjen lajmi i fundit

14:15 | 16 Shkurt 2019

Ylli argjentinas Mauro Icardi i ka ditët e numëruara te Interi.

Atij tashmë i është marrë shiriti i kapitenit të klubit.

Por, Real Madrid nuk e ka ndërmend të shkojë pas Mauro Icardit në verën e vitit 2019.
Sulmuesi argjentinas po kalon në një krizë te Inter, ku i është hequr edhe shiriti i kapitenit, për t’iu dhuruar i njëjtë Samir Handanovicit.

Situata e krijuar, dhe refuzimi i tij për të udhëtuar me skuadrën në Vjen për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Rapid, veçse kanë konfirmuar se largimi është afër.

Por, e ardhmja e Mauro Icardit nuk do të jetë as te Real Madrid, skuadër që jo pak herë është interesuar për sulmuesin.

‘Marca’ shkruan se Real Madrid ka vendosur të mos e ndjek Icardin, shkaku i veprimeve të agjentes dhe gruas së tij, Ëanda Nara, përcjell ‘lajmi.net’.

Icardi është pjesë e Interit që nga viti 2013, dhe deri më tani ka shënuar mbi 100 gola.

Komento: