
Icardi është lënduar.
Sot në mbrëmje në orën 21:00 në kampionatin francez do të luhet një ndeshje shumë interesante. Lyon pret në shtëpi PSG-në, sfidë e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit.
Në këtë takim, kampionët e Francës nuk do të kenë në dispozicion sulmuesin Mauro Icardi, i cili së fundmi ka një problem fizik dhe stafi mjekësor nuk dëshiron të rrezikojë më shumë për ish-lojtarin e Interit, raporton Sky Sport.

Argjentinasi të mërkurën mbrëma ishte që nga minuta e parë në ndeshjen e Champions League ndaj Real Madrid, të fituar në shtëpi me rezultatin 3-0, por në pjesën e dytë tekniku Thomas Tuchel e zëvendësoi 26 vjeçarin, që për të është një lajm i keq që nuk do të jetë në këtë sfidë, por megjithatë, për të mos rrezikuaar më shumë stafi ka vendosur të mos e aktivizojë.