Icardi mund të përfundojë te Juventusi.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, e ka konfirmuar se Zonja e Vjeter ishte interesuar për transferimin e Mauro Icardi-t.
Icardi është lidhur ngushtë me një largim nga San Siro, dhe javën e kaluar madje i ishte hequr shiriti i kapitenit.
“Patëm pyetur për informata. Donim ta dinim se çfarë mendon Icardi për të luajtur për Juventusin. Por tani nuk ka kontakte, ai është një lojtar i Interit dhe ne po mendojmë për sezonin tonë”, ka thënë Paratici për Rai Radio 1.
“Së fundi nuk ka kontakt, jemi në shkurt, dhe ai është lojtar i Interit, dhe ne kemi gara të rëndësishme para vetes. Është një temë që ose do t’i kthehemi, ose jo, në qershor”.