Icardi tek Manchester United, në shkëmbim të super-yllit

09:42 | 03 Mars 2019

Interi duket se po e mendon një super-transferim në afatin e radhës.

Mauro Icardi mendohet të transferohet në ‘Old Trafford’ tek Manchester United, në shkëmbim të Romelu Lukakut.

‘Mirror’ shkruan se reprezentuesi belg ka qenë shënjestër e skuadrës nga Serie A për një kohë të gjatë.

Në anën tjetër, skuadra ‘zi kaltër’ nuk po arrin të gjejë një rrugë për marrëveshjen me sulmuesin Icardi, për rinovimin e kontratës.

Tek United, që nga ardhja e Ole Gunnar Solskjaer në krye të stolit, Lukaku më shpesh e ka gjetur vetën në bankën rezervë.

Mbetet të shihet nëse ky plan do të mbetet vetëm në letër, apo nëse do të ketë ndonjë hap për të konkretizuar diçka.

Komento: