Icardi tek Napoli? Më në fund flet lojtari

23:02 | 22 Korrik 2019

Icardi tashmë është në kërkim të një skuadre të re.

Ylli i Inter, Mauro Icardi, ka hapur vetën edhe në raport me skuadrën e Napolit.

Numri 9 i Inter nuk do të jetë në planet e Antonio Conte, dhe lojtarit i është thënë të gjej skuadër të re.

Problemet e lojtarit me skuadrën kishin filluar qysh sezonin e kaluar, kur ai kalonte gjashtë javë pa u paraqitur me ‘Zi kaltrit’.

Pas këtyre problemeve, shumë skuadra janë interesuar për lojtarin, por thuhej se ai dëshiron vetëm Juventusin.

Gjithsesi, sot, raportime nga Italia bëjnë të ditur se Icardi është hapur për skuadrën e Napolit.
Thuhet se Napoli janë të gatshëm të ofrojnë rreth 65 milionë euro për të siguruar shërbimet e argjentinasit.

26 vjeçari ndërkohë është kthyer në qytetin e Milanos, pas pushimeve që i kaloi në Ibiza.

Komento: