Mauro Icardi është bërë me ekip të ri.
Sulmuesi argjentinas do ta luajë sezonin e ardhshëm në Superligën turke.
Në fakt, gjiganti nga Stambolli, Galatasaray i ka siguruar shërbimet e ish-futbollistit të Sampdorias dhe të Interit për të paktën një vit.
Paris Saint-Germaini dhe gjiganti turk do të diskutojnë për detajet e fundit dhe për mundësinë apo jo të blerjes përfundimtare të kartonit të lojtarit pas një viti.
Icardi dështoi të linte gjurmë në eksperiencën e tij në “Parkun e Princave” për shkak të konkurrencës së formë dhe për problemet që i pati në jetën private me bashkëshorten dhe menaxheren e tij, Wanda Nara.
Ish-përfaqësuesi argjentinas synon ta tregojë veten në Turqi për t’u rikthyer më pas në një ligë më të fortë evropiane.
Nuk besohet që PSG-ja do ta mbajë me lojtarin, të cilin mund të shesë përfundimisht pas një viti.