Icardi tregohet I fort në Galatasaray, ky është vendimi i klubit turk

13:57 | 10 March 2023

Icardi rilind në Galatasaray, klubi turk synon ta blejë argjentinasin.

9 gola dhe 6 asistime në 12 ndeshje në kampionat.

Mauro Icardi është bërë menjëherë i dashur për tifozët e Galatasarayt.

Sulmuesi argjentinas i ka bindur drejtuesit e klubit turk, ku është i huazuar për një vit nga Paris Saint-Germaini.

Sipas informatave që i ka siguruar mediumi turk “Sabah”, klubi nga Superliga turke e ka bërë gati një ofertë prej 10-15 milionë eurosh për ta bindur gjigantin francez që t’ia shesë ish-futbollistin e Sampdorias dhe Interit, përcjell Gazeta Express.

Icardi kishte shkëlqyer në Itali, por në Francë kishte rënie të formës dhe kryesisht kishte qëndruar në bankinë.

E tash ai është rilindur në Stamboll dh po e shijon eksperiencën turke.

Sidoqoftë, flitet se sulmuesi argjentinas e preferon rikthimin në Serie A, aty ku e pret krahëhapur Milani.

Një gjë është e sigurt: Icardi nuk do të rikthehet më në Paris, ku nuk arriti të linte asnjëherë gjurmë në “Parkun e Princave”.

Komento: