
Tashmë dihet se Icardi do të largohet nga skuadra e Interit.
Mauro Icardi ka kohë që e dëshiron largimin nga Inter, andaj në verë do t’i ndajnë rrugët.
Sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të luajë më te skuadra italiane, ndërsa PSG është hedhur në sulm për shërbimet e tij.
Skuadra franceze është e gatshme që të paguajë 70 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Icardit në verë nga Inter.
Nerazurët i duan 110 milionë euro nga shitja e argjentinasit, mirëpo në tregun e transferimeve vlera e tij ka rënë në 80 milionë.