Icardit nuk po i ndahen telashet tek Interi, Spalleti tregon problemin e radhës

10:21 | 08 March 2019

Duket se Icardit nuk e kanë ndërmend t’i ndalen problemet tek skuadra e Interit.

Spalletti ka deklaruar se sulmuesi Mauro Icardi po refuzon të stërvitet me Interin.

Argjentinasi nuk është pjesë e skuadrës që afër një muaj, ku i është marrë edhe shiriti i kapitenit.

Ditëve të fundit, Inter ka provuar të ulet dhe të bisedojë me lojtarin për të dalë nga kjo situatë, që do t’i mundësonte atij rikthimin në fushë.

Por një gjë të tillë duket se po e pengon vet Icardi, që ende nuk po pranon të stërvitet.

“E vërteta është se ne e pyetëm Mauron nëse është gati për të vazhduar stërvitjet”, ka deklaruar Spalletti në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Eintracht Frankfurt në Ligën e Evropës.

“Mjeku tha se sipas tij periudha e nevojshme për rikuperim ka përfunduar. Ai i përgjigj: ‘Jo ndiej dhimbje. Do t’ju tregoj kur të ndihem gati për të luajtur”.

“E pranova atë që tha dhe u ktheva në shtëpi. Drejtori Beppe Marotta do t’ju tregojë pjesën tjetër”.

Komento: