ICK dekorohet me medalje presidenciale për kontributin e dhënë në sektorin e teknologjisë informative në Kosovë

21:39 | 29 Dhjetor 2023
ick-dekorohet-me-medalje-presidenciale-per-kontributin-e-dhene-ne-sektorin-e-teknologjise-informative-ne-kosove

Për krijimin dhe zhvillimin e ekonomisë dixhitale dhe teknologjisë në Kosovë dekorohet me medalje presidenciale të meritave kompania Gjirafa.

Çmimi për inovacion, kërkim dhe zhvillim i ndahet organizates STIKK për kontributin e dhënë në promovimin dhe përafrimin e interesave të bizneseve dhe individëve në fushën e TIK.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë informative, ndërmarrësisë si dhe edukimin e të rinjve në Universitetin e Prishtinës, organizata Venture UP

Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit dekorohet kompania Solaborate

Çmimi për inovacion, kërkim dhe zhvillim i ndahet Shkolles Digjitale për kontribut në teknologjinë informative dhe zhvillimin e shkathtësive tek të rinjtë.

Çmimi për inovacion, kërkim dhe zhvillim i ndahet organizates BONEVET për kontributin e dhënë në fushen e inovacionit, teknologjisë dhe hulumtimit në edukimin jo-formal.

Çmimi për inovacion, kërkim dhe zhvillim i ndahet organizates Labbox për kontributin e dhënë në fushën e inovacionit, kërkimit dhe zhvillimit në edukimin STEM.

Çmimi për inovacion, kërkim dhe zhvillim i ndahet kompanisë UCX për kontributin e dhënë në zhvillimin e teknologjisë informative në Kosovë.

Çmimi për inovacion, kërkim dhe zhvillim i ndahet organizates Appedec për kontributin e dhënë në zhvillimin e teknologjisë informative në Kosovë.

Çmimi për inovacion, kërkim dhe zhvillim i ndahet organizates Linkplus për kontributin e dhënë në zhvillimin e teknologjisë informative në Kosovë.

Çmimi për inovacion, kërkim dhe zhvillim i ndahet organizates Cacttus Education për kontributin e dhënë në zhvillimin e teknologjisë informative në Kosovë.

Çmimi për inovacion, kërkim dhe zhvillim i ndahet organizates Open Data Kosova për kontributin në programet të cilat përfshijnë çasjen në të dhëna, transparencën dhe transformimin digjital.

Komento: