Ideja e Veselit për referendum, reagon Avdullah Hoti

16:39 | 17 March 2019

Ideja e Kadri Veselit që për marrëveshjen e Kosovës me Serbinë të vendos populli i Kosovës përmes referendumit, është kundërshtuar nga Avdullah Hoti.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “marrëveshja me Serbinë do të përfshijë normalizimin e marrëdhënieve tona me këtë shtet, asgjë më shumë.

Reagimi i Hotit vjen pas deklaratës së kreut të Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli, i cili duke folur për marrëveshjen me Serbinë, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” ka thënë se “do të ketë marrëveshje me Serbinë, por për këtë do të organizohet një referendum”.

Postimi i plotë i Hotit:

“Marrëveshja me Serbinë do të përfshijë normalizimin e marrëdhënieve tona me këtë shtet, asgjë më shumë. Prandaj, duhet të arrihet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet përkatëse.

Një marrëveshje e tillë nuk ka nevojë të shkojë në referendum, siç po paralajmëron shefi i PAN-it, veç nëse ai po planifikon korrigjim të kufirit me këtë marrëveshje. Le të jetë i sinqertë me qytetarë dhe pastaj do ta sheh vetë përgjigjen e qytetarëve”, ka shkruar Hoti.

Komento: