“Ideja për bashkim kombëtar paralajmërim serioz për BE-në” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Ideja për bashkim kombëtar paralajmërim serioz për BE-në”

20:47 | 28 Maj 2019

Çollaku flet për bashkim Kombetarë.

Për shefin e kabinetit të Presidencës së Kosovës, Bekim Çollaku, ideja e kreut të shtetit të Kosovës për bashkim kombëtar, është paralajmërim serioz për BE-në dhe siç ka thënë ai, poshtërimin që kjo po ia bën shqiptarëve, veçmas atyre në Kosovë.

“Nëse i dëgjojmë me vëmendje deklaratat e presidentit Thaçi, ka thënë se shqiptarët duhet të bashkohen qoftë në Bashkimin Evropian qoftë në kufi të vetëm, nëse Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë të izoluar Kosovën. Qëllimi jonë përfundimtar është anëtarësimi në BE, jo vetëm lëvizja e lirë. Por ky qëllim po duket gjithnjë e më larg, dhe jo për fajin tonë. Problemi është te Bashkimi Evropian, i cili jo vetëm me ne, por me tërë Ballkanin Perëndimor ka një hezitim të paparë”, ka thënë Çollaku.

Sipas tij, nëse dikush në BE mendon se shqiptarët e Kosovës do të presin edhe 50 vjet që të integrohen aty, e kanë gabim.

“Edhe presidenti ka thënë se nëse BE-ja nuk i do shqiptarët e Kosovës, aq më keq nëse nuk i do shqiptarët në përgjithësi, atëherë më së paku shqiptarët duhet ta krijojnë një ombrellë të vetën”, ka thënë Çollaku, në Rubikon të KTV-së.

“Ky është një paralajmërim serioz për BE-në, jo një veprim që pritet të ndodhë nesër. Edhe poshtërimi ndaj nesh e ka një fund”, ka thënë ai më tej, përcjell Koha.

Duke folur për idenë për bashkimin e Luginës me Kosovën, ai ka thënë se kjo është ide e vjetër sa edhe ndarja e shqiptarëve nëpër troje

Komento: