Ideja për korrigjimin e kufijve, Isa Mustafa i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt

13:56 | 18 September 2019

Mustafa i është përgjigjur Daut Haradinajt për korrigjimin e kufijve.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur Daut Haradinajt të AAK-së lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve.

Haradinaj kishte thënë dje në një intervistë se ideja për korrigjim të kufijve ka lindur në kohën kur Isa Mustafa ka qenë Kryeministër i Kosovës.

Kurse kryetari i LDK-së përmes Facebook-ut ka thënë se ideja për korrigjim kufijsh nuk është trajtuar asnjëherë në kohën sa ai ka qenë kryeminsitër i vendit.

“Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.
Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj”, ka shkruar Mustafa.

Ai tutje është shprehur se Daut Haradinaj duhet të ketë një minimum etike dhe sinqeriteti kur jep deklarata të tilla.

“E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Komento: