Identifikohen 12 policët e infektuar me koronaviurs, vetëizolohen të gjithë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Identifikohen 12 policët e infektuar me koronaviurs, vetëizolohen të gjithë

10:40 | 23 Maj 2020

Është rritur numri i të infektuarve me koronaviurs në rajonin e Prizrenit.

12 policët që u infektuan me koronavirus në Prizren janë me shëndet të mirë dhe që të gjithë janë në shtëpitë e tyre.

Sot do të testohen edhe 25 persona që dyshohet se kanë pasë kontakt me këta 12 policë, përfshirë edhe kolegë të tyre policë.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, tha se 2 nga 12 policët e infektuar janë nga komuna e Suharekës, ndërsa 10 të tjerët nga komuna e Prizrenit.

Ai njoftoi se një police që doli pozitive dje nga fshati Romajë e Prizrenit i është dashur që të merr terapi në shtëpinë e saj, pasi ka qenë me terapi infuzive.

“Dje ekipet urgjente kanë shkuar në Romajë te një police që ka dalë pozitive, e cila ka qenë në terapi infuzive dhe ne kemi qenë në dijeni për këtë. Asaj i është vendosur terapia në shtëpinë e saj”.

Komento: