Identifikohen disa nga shqiptarët e plagosur në autobusin me targa shqiptare në Kroaci

14:03 | 26 February 2023

Janë zbardhur emrat e disa prej personave që mbetën të plagosur pas aksidentimit të autobusit shqiptar në Kroaci.

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës në autostradën A1 që shkon për në Zagreb. Siç rraptojnë dhe mediat kroate, në aksidentin tragjik një shqiptar humbi jetën dhe 7 të tjerë u plagosën. Ndërkohë, personat e plagosur po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.

Unioni Shqiptar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë kanë dhënë detaje rreth të plagosurve, ku kanë identifikuar shoferin dhe dy shqiptarë të tjetër.

“Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus me targa shqiptare është përmbysur dhe raportohet për disa të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.

Personat e lënduar po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin. Unioni Shqipëtar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë po e percjellin ngjarjen prej afër, po gjinden pranë personave të lënduar nëpër spitale dhe janë në dispozicion të të lenduarëve në çdo moment.”, thuhet në njoftimin e Unionit të Shqiptarëve të Republikës së Kroacisë.

Komento: