Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit nga masakra e Kralanit

09:35 | 26 Shkurt 2026
identifikohen-pas-27-vjetesh-mbetjet-mortore-te-te-zhdukurit-nga-masakra-e-kralanit

Janë identifikuar mbetjet mortore të Masar Imer Dushit, i zhdukur që nga prilli i vitit 1999 gjatë masakrës së Kralanit. Ai ishte vetëm 23 vjeç kur u ndalua nga forcat serbe dhe për 27 vjet konsiderohej i zhdukur.

Sipas njoftimit të familjes Dushi, ceremonia e rivarrimit do të mbahet nesër, më 27 shkurt 2026, nën patronatin e Komunës së Klinës.

Homazhet do të zhvillohen nga ora 11:30 në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ndërsa rivarrimi do të bëhet nesër në ora 14:00 në varrezat e dëshmorëve në vendin Kodra e Kuqe, në Zajm.

Familja do të presë ngushëllime, më 28 shkurt.

Komento: