Shkencëtarët kinez identifikojnë edhe një lloj tjetër të koronavirusit.
Studiuesit në Kinë kanë zbuluar dy lloje të ndryshme të koronavirusit të ri, duke thënë se mund të shkaktojnë infeksione në të gjithë botën.
Në një studim paraprak të botuar të martën, shkencëtarët në Shkollën e Shkencave të Jetës të Universitetit Peking dhe Institutin Pasteur të Shangait zbuluan se një lloj më agresiv të koronavirusit të ri, duke prekur afërsisht 70% të mostrave të marra, ndërsa 30% kishin qenë të prekura nga një tip më pak agresiv, shkruan CNBC, transmeton lajmi net.
Lloji më agresiv i virusit u zbulua se ishte i përhapur në fazat e hershme të shpërthimit në Wuhan – qyteti kinez ku COVID-19 u zbulua për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Por rastet më këtë lloj të virusit kanë rënë që nga fillimi i janarit.
Studiuesit thanë se rezultatet e tyre tregojnë se zhvillimi i variacioneve të reja në rastet e COVID-19 ishte “shkaktuar nga mutacionet dhe seleksionimi natyror”.
“Këto gjetje mbështesin fuqimisht një nevojë urgjente për studime të mëtejshme të menjëhershme, gjithëpërfshirëse, të cilat ndërthurin të dhëna gjenomike, të dhëna epidemiologjike dhe shënime në tabelë të simptomave klinike të pacientëve me sëmundje koronavirus 2019 (COVID-19)”, thanë ata.
Studiuesit paralajmëruan se të dhënat e ekzaminuara në studim ishin ende “shumë të kufizuara”, duke theksuar se studimet vijuese të një grupi më të madh të të dhënave do të ishin të nevojshme për të fituar një “pasqyrë më të mirë” të evolucionit dhe epidemiologjisë së COVID-19.
Gjetjet u botuan në ‘National Science Review’, revista e Akademisë së Shkencave Kineze.