Nga aksidenti me motor humbi jetën një person.
23-vjeçari F.Sadiku nga fshati Koretin e Komunës së Kamenicës ka vdekur pas një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm.
I njejti ishte duke vozitur motorin e tij dhe ndërroi jetë pas përlasjes me një veturë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur edhe miqt e tij përmes rrjeteve sociale.
Mësohet se si pasojë e aksidentit një person tjetër është në gjendje të rëndë.
Për një javë, dy persona kanë vdekur nga aksidentet në Kamenicë.
Të mërkurën e kaluar, nga aksidenti vdiq 49-vjeçari, Agim Bucolli.