Identifikohet viktima e katërt e aksidentit tragjik

23:11 | 22 Shkurt 2023

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografitë e të vdekurve në aksidentin tragjik që ndodhi në hyrje të Shtimes.

Viktima e katërt e aksidentit fatal është Arsim Isufi nga fshati Mollopolc i Shtimes

Kështu ka bërë të ditur një qytetar përmes një shkrimi në Facebook, i cili ka publikuar edhe fotografinë e Arlind Isufajt (21 vjeçar) dhe Arsim Isufit.

Sipas këtij qytetari, viktimat janë axhë dhe nip.

“Fshati mollopolc u trondit prap me tragjedin e radhes si pasoj e aksidentit humben jeten dy kojshi në mosh të re, qofsh prej banorve të Xhenetit arlind bashk me agjen tan arsimin. Zoti ju past marr nën mëshirën e vet ngushllime familjes isufaj zoti u dhasht sabrin e gajretin“.

Foto: Arsim Isufi

Kujtojmë se nga aksident i rëndë mbetën të vdekur 4 persona.

Komento: