Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Idriz Voca mund të transferohet në Serie A.
Sassuolo, ekipi i fuqishëm nga Serie A që ka arritur suksese të mëdha viteve të fundit, ka shitur qendërmesfushorin Stefano Sensi te ekipi i Antonio Contes, Inter.
Tashmë, siç shkruan CanaleSassuolo, si zëvendësues për Sensin ekipi zi-gjelbër po e kërkon kosovarin që luan për Luzerni, Idriz Vocën.
Idrizi ynë deri tash ka luajtur 4 herë për kombëtaren e Kosovës në kategorinë e të rriturve dhe 3 herë për U-21shat.
Në Luzern ai ka luajtur plot 20 herë. Ai mund të luajë si mesfushor krijues por edhe si qendër-mesfushor.