
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës mbi familjen Ujkani nga fshati Reznik.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Idrizi ka shkruar se nëntë anëtarët e kësaj familje u bënë viktima të egërsisë dhe terrorit të shtetit serb.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në 27-vjetorin e masakrës mbi familjen Ujkani nga fshati Reznik, kujtojmë me nderim 9 anëtarët e kësaj familje që u bënë viktima të egërsisë dhe terrorit të shtetit serb.
Kjo masakër, ku u vranë mizorisht 9 civilë të pafajshëm, mbetet një plagë e rëndë në kujtesën tonë kolektive dhe një dëshmi e sakrificës për lirinë që gëzojmë sot.
Lavdi e përjetshme martirëve të familjes Ujkani!