Idrizi vazhdon traditën, bën bajram dorë me dorë me qytetarë

19:33 | 16 Qershor 2024
idrizi-vazhdon-traditen,-ben-bajram-dore-me-dore-me-qytetare

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi edhe këtë Kurban Bajram ka bërë ecjen e tij të zakonshme rrugëve të qytetit pas përfundimit të ritualit të faljes, me ç’rast është takuar edhe me qytetarët.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka ndarë imazhe nga qyteti, teksa ka uruar vushtrriasit për festën.

“Pas namazit të Kurban Bajramit, vizitë Bashkësisë Islame në Vushtrri dhe urimet me qytetarë”, ka shkruar i pari i Vushtrrisë.

Komento: