Odion Ighalo i ka dhënë një lajm të mirë tifozët të Manchester United.
Odion Ighalo ka lënë të kuptohet se ai do të kërkojë të përfundojë një lëvizje të përhershme te Manchester United, me nigerianin duke deklaruar qëllimin e tij për të kaluar “më shumë kohë me ekipin”.
Një marrëveshje afatshkurtër u vendos për ish-sulmuesin e Ëatford gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ai u ble nga Djajtë e Kuq në ditën e fundit të afatit, me Shanghai Shenhua që e lejoi atë të kthehej në Angli, transmeton lajmi.
Ai i tha faqes zyrtare të United: “Duke parë klubin nga jashtë, nuk e di sa i madhe është. Por kur jeni brenda e dini sa i madh është klubi”.
“Jam frymëzuar nga mënyra e strukturimit të klubit, jam frymëzuar nga drejtimi i klubit, jam i frymëzuar nga zhvillimi i lojtarëve të rinj dhe nga mënyra se si ata po vijnë nga grupet kryesore në ekipin e parë”.
“Jam frymëzuar nga shumë gjëra në United, jam vërtet i frymëzuar dhe mezi pres të kaloj më shumë kohë me ekipin”.