Skuadra e Milanit është në kërkim të një mesfushori, pas largimit të Reijndersit drejt Manchester Cityt.
Blick raporton se Igli Tare, drejtori shqiptar i klubit italian pritet t’i fillojë bisedimet sot me Club Brugge për Ardon Jasharin, shkruan Indeksonline
Një ofertë prej 35 milionë eurove po bëhet gati për mesfushorin shqiptar që luan te Kombëtarja e Zvicrës.
Jashari ka kontratë me kampionin belg deri në vitin 2029, por ai pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar.
22-vjeçari ka oferta tjera në tavolinë, por sigurisht që Milani shihet si favorit, pasi i është premtuar edhe vendi startues.