Lazio ende nuk e ka mbyllur kuletën e transferimeve.
Igli Tare s’e ka në plan të ndalet me blerje. Drejtori i Lazios sot pritet të zyrtarizoj transferimin e radhës te skuadra italiane.
Andreas Pereira do të jetë futbollisti i ri i skuadrës romake.
Lojtari brazilian do të braktis Manchester Unitedin pas disa viteve të kaluara atje.
Nuk dihet ende nëse Pereira do të vije te Lazio si huazim, apo si transferim i plotë. 24 vjeçari do të bashkohet me Lazion pikërisht me insistmin e Tares.
Pasditen e sotme Pereira do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, para se ai të zyrtarizohet te Lazio.